FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aeroportet italiane në grevë. Anulohen fluturimet

Ka plasur greva në nivel Kombëtar i aeroporteve italiane dhe për pasojë janë anuluar edhe fluturimet nga Tirana drejt aeroporteve të ndryshme italiane.

Mediat e huaja publikojnë lajmin ku shkruajnë se motivi i grevës janë kontratat e punës për punonjësit e sektorit ajror. Ndër kompanitë, Alitalia ka njoftuar se ka anuluar plot 231 fluturime ndërsa bashkë me kompani të tjera bëhen rreth 700 anulime. Kjo grevë ka ndikuar tek shumë kompani të tjera.

British Airways ka anuluar tashmë qindra fluturime drejt Italisë, duke u bërë linja ajrore më e prekur në Europë. Greva ka filluar në orën 10 dhe do zgjasë deri në orën 6 pasdite, ndërkohë që pasagjerët janë shqetësuar duke pritur sqarime dhe momentin e nisjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?