Afganistan, sulm vrasës për politikanet femra
“Barakzai ka disa lëndime të vogla. Fatkeqësisht, tre civilë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur”, ka shkruar në rrjetet sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi.
Barakzai po udhëtonte së bashku me disa ligjvënës të tjerë. Ata ishin duke shkuar për në parlament, kur një makinë u përpoq që të godiste veturën me të cilën po udhëtonin politikanët dhe sapo veturat ishin pranë njëra tjetrës, sulmuesi shpërtheu eksplozivët.
Afganistani është duke u përballët me një kryengritje vicioze të udhëhequr nga talibanët.
Ky incident vjen vetëm pas një jave, pasi një sulmues vetëvrasës kishte hyrë në zyrat e shefit të policisë së Kabulit, në njërën prej zonave më të frontifikuara të kryeqytetit, ku la të vdekur një oficer të lartë, raporton BBC.
KOHA JONË SONDAZH

