Afrikë e Jugut, babai hedh nga çatia të bijën 1 vjeç në formë proteste
Një afrikano-jugor 38-vjeçar akuzohet për “tentativë vrasjeje”, pasi hodhi të bijën 1 vjeçare nga çatia e një prej barakave të ndërtuara ilegalisht, të cilat qeveria do t’i shembë.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Kuaduesi, në Porth Elisabeth, në bregun lindor të Afrikës së Jugut.
Vogëlushja, e cila shpëtoi mrekullisht nga policia, tani është në krahët e nënës së saj, nën vëzhgimin e Shërbimeve Sociale.
Burri, i ndikuar edhe nga ulërimat e turmës që protestonte bashkë me të kundër shembjes së 90 “shtëpizave abuzive”, u ngjit në majë të çatisë në barrakën e tij, për ta lëshuar vogëlushen në ajër.
Ndërkohë që dhjetra policë prisnin poshtë barakës, njëri prej tyre u ngjit për ta bindur të mos hidhte vogëlushen.
Por, 38-vjeçari e lëshoi të bijën në ajër dhe fatmirësisht u kap fluturimthi nga policët.
Burri u arrestua me akuzën “tentativë vrasje”, ndërkohë që fëmija u kthye në krahët e nënës së saj, por nën mbikqyrjen e shërbimeve sociale.





KOHA JONË SONDAZH

