Agjencia anti-doping goditet nga sulmi kibernetik

Agjencia anti-doping në Mbretërinë e Bashkuar, e cila përmban mijëra detaje të testeve të drogës dhe shënime mjekësore të sportistëve është goditur nga sulmi kibernetik.

The Independent ka arritur të zbulojë se stafi i selisë së agjencisë në Londër u thirr në një takim të hënën në mëngjes, ku u informuan për këtë shkelje.

Të dhënat e futbollistëve të Premier League, çiklistëve me profil të lartë dhe atletëve e njohur të Olimpiadës janë në serverat Ukad.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmet e mëparshme në agjencitë anti-doping kanë zbuluar informacione të detajuara mjekësore të disa prej atletëve kryesorë të botës, duke dërguar tronditje përmes sportit dhe komuniteteve gjeopolitike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i Ukad konfirmoi se agjencia kishte qenë objekt i një sulmi kibernetik, por pohoi se ishte i pasuksesshëm dhe se ata besonin se asnjë të dhënë nuk kishte humbur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?