Agjensia Europiane e Barnave: Po vlerësojmë një duzinë vaksinash

Njerëzimi ka nevojë për vaksinën që do të luftojë pandeminë e Covid-19. Vende të ndryshme të botës përdorin ilaçe të ndryshme dhe për këtë situatë, Agjensia Europiane e Barnave ka bërë me dije se po vlerësohen një sërë vaksinash. Sidoqoftë, është e vështirë të parashikohet, shpjegon Agjencia në faqen e saj të internetit, se kur ato do të jenë gati. Bazuar në informacionin e disponueshëm dhe përvojën e kaluar, vlerësohet se mund të duhet të paktën një vit që një vaksinë të jetë e gatshme për t’u aprovuar dhe e disponueshme në sasi të mjaftueshme për përdorim të gjerë.

Vlerësime për 40 ilaçe

Për sa i përket terapive të mundshme, Agjensia Europiane e Barnave po vlerëson në terren 40 ilaçe. Ndërsa priten ende rezultatet, për momentin nuk ka prova të shumta të efikasitetit për asnjë prej tyre. Sidoqoftë, në mesin e “terapive të mundshme” mbi të cilat po kryhen eksperimente, ekzistojnë dy ilaçe antimalarje, dy antiviralë të përdorur kundër HIV dhe një anviral i zhvilluar për Ebola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ilaçi anti-Ebola tek klorokuina

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër terapitë e mundshme mbi të cilat po zhvillohen testime në terren, shpjegon agjensia, ekziston edhe remdesivir (i zhvilluar për Ebola), kombinimi i antiviraleve lopinavir / ritonavir (tashmë i aprovuar dhe në përdorim kundër HIV), klorokin dhe hidroksilkloroina (e autorizuar kundër malaries dhe për disa sëmundje autoimune, siç është artriti reumatoid).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?