Agjenti sekret vodhi mbathjet e al-Baghdadit për analizën e ADN-së

Kryetari i Forcës Demokratike Siriane shprehet se konfirmimi i vdekjes së kreut të grupit islamik u bë nëpërmjet testit të AND-së e marrë prej të mbathurave të tij.

Polat Can, kreu i Forcës Demokratike njoftoi nëpërmjet një postimi në Twitter se një agjent i inteligjencës siriane arriti të vjedhë të mbathurat e al-Baghdadit pasi ky i fundit shpërtheu veten.

Gjithashtu ai deklaron se Siria dhe forcat ushtarake siriane luajtën një rol kyç në operacionin me forcat ushtarake amerikane.

Një pretendim ky që nuk është pranuar nga presidenti Trump. Ky i fundit tregon se Siria nuk ka pasur një rol ushtarak në mision përveçse informacionit mbi grupin xhihadist.

Polat Can tregon se ka qenë një bashkëpunim mes inteligjencës Siriane, forcave kurde dhe CIA-s të cilët bënë të mundur lokalizimin e kreut të ISIS si dhe infiltrimin në bazën e tyre.

Një operacion ky që filloi në 15 maj të këtij viti.

SHKARKO APP