Ahmeti: Pa ndërhyrje të Washingtonit s’ka zgjidhje për emrin
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti vazhdon të brengoset për fatin e Maqedonisë, raporton KTV.
Ai ka filluar takimet e para me komunitetin ndërkombëtar për këtë vit me shqetësimin kryesor çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik të vendit.
Në një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Poll Walers, Ahmeti ka kërkuar ndihmën e Uashingtonit zyrtar për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi dhe formimit të qeverisë së re në Athinë, të gjitha palët, Maqedonia, Greqia dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet që të fokusojnë të gjitha forcat drejt tejkalimit të kontestit që po mban Maqedoninë larg nga Brukseli.
Ahmeti ka ftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të intensifikojnë përpjekjet këtë pranverë sepse pa ndërhyrjen e Washingtonit, nuk do të ketë zgjidhje për emrin. Ahmeti ka ftuar përsëri opozitën që të rikthehet në kuvend dhe të kontribuoj për të ardhmen e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

