AI: BE fajtore për dhunën dhe abuzimet ndaj emigrantëve
“Amnesty International” ka lëshuar akuza të rënda ndaj Bashkimit Europian si fajtor për torturat dhe abuzimin e emigranëtve dhe refugjatëve në Libi. Në një raport të Organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, thuhet se në përpjekje për të frenuar migrimin, blloku europian mbështet dhunën ndaj refugjatëve në Libi, duke financuar rojat bregdetare libaneze për të ndalur emigrantët. Sipas Amnesty, rojat bashkëpunojnë me kriminelët dhe trafikantët e qënieve njërëzore të cilët janë përgjegjës për abuzimet, torturat dhe vrasjet ndaj refugjatëve që mbahen në qendra paraburgimi në Libi.
Qeveritë evropiane janë bashkëpuntorë dhe të ndërgjegjshme për torturën dhe dhunën e refugjatëve në Libi. Akuzat e rënda vijnë nga një raport i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. ‘Amnesty International’ fajëson Bashkimin Europian, duke nënvizuar se në përpjekje për të frenuar migrimin, blloku po mbështet në mënyrë sistematike dhe të ndërgjegjshme abuzimin dhe shfytëzimin e emigranëtve në brigjet e Libisë. Fondet e BE shkojnë për trafikantët e emigrantëve, thuhet në raportin e organizatës.
Një akuzë tjetër e rëndë fajson Bashkimin Europian se ka ofruar anije, trajnim dhe financim për rojet bregdetare libiane. Libia është rruga kryesore për emigrantët që përpiqen të arrijnë tokën europiane, por numri i atyre që duan të arrijnë brigjet e Italisë, ra ndjeshëm pasi BE siguroi fonde për rojat bregdetare libiane.
‘Amnesty International’ njoftoi në raportin e saj se rojat bregdetare po bashkëpunojnë me gangsterët kriminelë dhe trafikantët e njerëzve, të cilët janë fajtorë dhe përgjegjës për abuzimet dhe torturat e emigrantëve dhe gjithçka bëhet me dijeninë e bllokut europian.
Refugjatët dhe emigrantët që kapen nga rojat bregdetare të Libisë,dërgohen në qëndra paraburgimi që janë nën kontrollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Libisë. Amnesty raporton se rreth 20 mijë persona ndodhen në këto qendra dhe pretendon se ka dëshmi që tregojnë tortura, abuzime dhe vrasje ilegale të këtyre refugjatëve.
KOHA JONË SONDAZH

