”Air Asia” me 162 pasagjerë në bord është në fund të detit
Avioni i Air Asia me 162 pasagjerë në bord mund të ketë përfunduar në fund të detit. Kjo ka qenë deklarata që ka dhënë shefi i operacionit të kërkim-shpëtimit.
Bambang Soelistyo tha se kjo hipotezë ishte bazuar në koordinatat e avionit kur ai humbi kontaktin.
Kërkimet për gjetjen e avionit vazhdojnë, ndërsa deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë.
Avioni po fluturonte drejt Singaporit pasi ishte nisur nga qyteti indonezian Surabaya.
Kjo tragjedi trondit për të tretën herë Azinë, duke shënuar vitin më të zi në aviacion.