Ajri është aq i ndotur sa me të mund të prodhohen pllaka ndërtimi

India është vendi që ka ndotjen më të madhe të ajrit në botë. Shtëpia e 21 nga 30 qytetet më të ndotura në botë, ajri i saj toksik vret më shumë se një milion njerëz çdo vit. Kjo pjesërisht edhe sepse kombi i Azisë Jugore është prodhuesi i dytë më i madh në botë i tullave. Furrat e prodhimit të tullave, lëshojnë në ajër një përqindje të lartë të dyoksidit të karbonit që bëhet shkaktar i kësaj ndotje të tmerrshme.

Megjithatë, shumë pak prej këtyre kompanive të tullave janë ndërgjegjësuar ndaj këtij fenomeni. I tillë është arkitekti indian, Tejas Sidnal, i cili për Cnn thotë se u trondit kur zbuloi rolin e industrisë së ndërtimit në krizën e ndotjes. I vendosur për ta bërë ndërtimin më të qëndrueshëm dhe për të trajtuar ndotjen e ajrit në Indi, Sidnal filloi fushatën “Carbon Craft Design”. Projekti konsiston në marrjen e karbonin e zi të nxjerrë nga ajri i ndotur dhe përpunimi i tij për të bërë pllaka ndërtimi me stil dhe të punuara me dorë.

Kompania përdor një teknologji e cila kap blozën e karbonit nga makinat dhe fabrikat, dhe e shndërron atë në bojë ose në formë pluhuri. “Ne gjetëm një mënyrë për t’i shtuar vlerë këtij karboni duke e përdorur atë si një pigment në pllakat e karbonit. Reduktimi i ndotësve, si karboni, mund të ndihmojë në ngadalësimin e ngrohjes globale dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thotë Tejas Sidnal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se kompania synon të sigurojë që çdo pllakë të përmbajë të paktën 70% të mbetjeve, të cilat të nisin të tregtohen lirisht dhe masivisht si pllakat e zakonshme. Përmes këtij projekti shumë firma të njohura si Adidas, kanë zgjedhur të modelojnë dyqanet e tyre me këto pllaka, si një formë kjo edhe për t’u bashkuar me fushatën kundër ndotjes së ajrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?