Aksident ajror në Kaliforni, 8 ushtarakë të zhdukur pas incidentit
Në SHBA, zyrtarët ushtarakë thanë se kanë përfunduar misionin e kërkim-shpëtimit për shtatë marinsa dhe një marinar që rezultojnë të zhdukur pas një aksidenti në Kaliforninë Jugore. Mendohet se të tetë ushtarakët kanë humbur jetën.
“E mora vendimin për t’i dhënë fund misionit të kërkim-shpëtimit me zemër të pikëlluar,” tha në një deklaratë Kolonel Christopher Bronzi. “Përkushtimi i palëkundur i marinsave, marinarëve dhe rojeve bregdetare në përpjekjet e shpëtimit ishte i jashtëzakonshëm,” tha ai.
“Ne do të rikthehemi dhe do të vazhdojmë përpjekjet shterruese për kërkimin e marinsave dhe marinarëve tanë të zhdukur,” tha Kolonel Bronzi, raporton Voa.
Pesëmbëdhjetë marinsa dhe një marinar po merrnin pjesë në një stërvitje rutinë të enjten në brigjet e Ishullit të San Klementes në Kaliforni, kur mjeti i tyre amfib sulmues (AAV) filloi të fuste ujë dhe u mbyt. Në stërvitje merrnin pjesë 16 ushtarakë. Tetë marinsa u shpëtuan, një tjetër humbi jetën dhe dy janë në gjendje kritike në spital. Aksidenti është nën hetim.
Marinsat shpesh praktikojnë zbarkime në plazh me mjete amfibe.