Aksident i rëndë/ Plagoset princi, vdes gruaja e tij
Një aksident i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka përfunduar me plagosjen e princit të Kamboxhias dhe vdekjen e gruas së tij.
Princi Norodom Ranariddh 74 vjeç, mbeti i plagosur rëndë nga aksidenti i ndodhur në qytetin e Sihanoukville, në jug të Kamboxhia.
Ndërkohë gruaja e tij e moshës 35-vjeçare, Ouk Phalla, humbi jetën si pasojë e përplasjes.
Bashkëshortët u dërguan të plagosur në spital, por gruaja nuk ia doli, ndërsa princi ndodhet në gjendje të rëndë.
Nga rindërtimi i ngjarjes nga ana e hetuesve, rezulton se makina me të cilën udhëtonte princi me bashkëshorten u përplas me një taksi, e cila ecte në drejtimin e kundërt.
Ranariddh është djali i ish-sovranit Norodom Sihanouk dhe gjysmë vëllai i mbretit aktual Norodom Sihamon.
KOHA JONË SONDAZH

