Aksident i tmerrshëm në Pakistan/ Të paktën 19 të vdekur pasi treni përplaset me një autobus
Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë është goditur nga një tren në provincën jugore Sindh të Pakistanit.
Zyrtari i hekurudhave, Tariq Kolachi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qarkut Rohri, rreth 470 kilometra në veri të kryeqytetit Karaçi.
“Të gjithë personat që kanë vdekur kanë qenë duke udhëtuar me autobus”, tha ai, shkruan Rel.
Të paktën 55 persona janë lënduar, tha për AFP, Rana Adeel. Ai tha se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe se numri i viktimave mund të rritet.
Kolachi tha se ende nuk është i qartë shkaku i aksidentit, duke shtuar se treni me pasagjerë, i quajtur Pakistan Express, po udhëtonte nga Karaçi për në Lahore.
“Duket se aksidenti është shkaktuar për shkak të neglizhencës së shoferit të autobusit”, tha ministri i Hekurudhave, Sheikh Rashid Ahmad, por shtoi se një hetim mbi këtë ngjarje është duke u zhvilluar, në mënyrë që të zbulohet se si ka ndodhur aksidenti.