Aksident masiv në Japoni, 130 makina bllokohen prej stuhisë së dëborës, 1 i vdekur e 10 të plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur në një autostradë në veri të Japonisë. 130 makina janë bllokuar pas përplasjeve në autostradë teksa 1 person ka humbur jetën.

Ndërkohë janë dhe 10 të plagosur teksa 200 persona ngecën në trafikun e shkaktuar prej aksidentit.

Japonia është goditur nga një mot i acartë dhe temperatura të ulëta me erë të fortë, teksa drejtuesve iu kërkohet të ecin me më pak se 50 km/h.

SHKARKO APP