Aksident tragjik në Marok, 33 të vdekur

Një aksident tragjik ndodhi të premten në Marok, ku një autobus u aksidentua dhe për pasojë 33 persona mbetën të vdekur, shumica prej të cilëve ishin fëmijë të moshës nga 8 deri në 14 vjeç. 
Nxënësit po ktheheshin nga një aktivitet sportiv kur autobusi me të cilin ata po udhëtoni u përplas me një kampion-cisternë që transportonte gaz. Autoritetet vendase thanë se autobusi u përfshi menjëherë nga flakët pas përplasjes. 
Ndërkohë, mbetën të plagosur edhe 9 persona të cilën u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ku dy prej tyre ndërruan jetë. Mes viktimave ishte edhe Hassan Issengar, një atlet i njohur maroken, i cili shoqëronte nxënësit. 
Aksidentet rrugore janë shtuar së tepërmi në Marok, pasi automjetet gati janë dyfishuar në 15 vitet e fundit, shkruan “Reuters”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?