Aksident tragjik, po mblidhte lulëkuqe, makina përplas për vdekje 5 vjeçaren shqiptare

Një vajzë 5 vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën, ditën e djeshme, në Lechena të Greqisë. Aksidenti tragjik ndodhi kur vogëlushja doli në rrugë për të mbledhur lulëkuqe, ku një automjet e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë.

Vajza u transferua menjëherë në Qendrën Shëndetësore “ Bardas”, ku fatkeqësisht, mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Drejtuesi i automjetit u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor “Andravida Kyllini”.

Prindërit e 5-vjeçares janë në gjendje shoku. Bledi dhe Dorina, me origjinë shqiptare, kanë jetuar në Greqi për më shumë se tridhjetë vjet.

“Ata kanë punuar  shumë për të rritur  fëmijët,” thonë fqinjët e tyre.

Çifti punonte në serrat e shalqirit në zonën midis Droselit dhe Moschonerit. Ata kishin marrë me vete vajzën e tyre të vogël, Klaudia, që sapo ishte kthyer nga kopshti, ndërsa djali i tyre, ndodhej në shkollë.
Babai i Klaudias nuk pranon të besojë se engjëlli i tij është zhdukur. Nëna është e tronditur.
Varrimi i 5-vjeçares ka shumë të ngjarë të bëhet në Shqipëri.

SHKARKO APP