Aksidentet me vdekje i vënë drynin urave prej xhami

Një provincë në Kinë ka mbyllur të gjitha strukturat prej xhami që shërbenin si pika atraksioni për turistët.

Këtu përfshihen urat e xhamit të vendosura në lartësi të mëdha si dhe strukturat e vendosura në shpatet e malit ku mund të ecje, por dyshemeja është e tejdukshme.

Këto kanë shërbyer si atraksion turistik që ka tërhequr me qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota për të kaluar mbi to.

Por një strukturë e tillë ka dhe rrezikun e vet pasi janë raportuar aksidente ku kanë humbur jetën 2 persona pasi dyshemeja prej xhami është thyer.

Kjo është dhe një prej arsyeve kryesore se përse Kina do të mbyllë 32 pika pasi siguria në këto ura nuk është maksimale.

Qeveria kineze ka urdhëruar anulimin e çdo projekti për të ndërtuar struktura të tilla.

Për këto aksidente ka pasur dhe shumë reagime në rrjet të cilët shprehin se gjëra të tilla nuk duhet të konsiderohen atraksione turistike dhe duhet të mbyllen menjëherë.

 

SHKARKO APP