Aksidenti me 67 viktima, Trump sulmon Obamën dhe Biden

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbajti një fjalim të cilin e nisi me një minutë heshtje, për aksidentin ajror të ndodhur në Uashington, ku një avion pasagjerësh u përplas me një helikopter ushtarak. Sipas mediave të huaja, Presidenti thotë se kjo është një orë ankthi për kombin dhe një tragjedi e vërtetë.

“Si një komb i vetëm, ne pikëllohemi për çdo shpirt të çmuar që na është marrë kaq papritur. Ne nuk e dimë se çfarë çoi në këtë përplasje, por kemi disa opinione dhe ide shumë të forta”, thotë Trump, duke u zotuar të sigurohet që asgjë tjetër e ngjashme të mos ndodhë përsëri.

Po ashtu Trump nisi të sulmojë Barack Obamën dhe Joe Biden, duke pretenduar se ata kanë dobësuar standardet për kontrollorët e trafikut ajror. “Unë vendos sigurinë në radhë të parë. Obama, Biden dhe demokratët vënë politikën në radhë të parë. Ata e vendosin politikën në një nivel që askush nuk e ka parë ndonjëherë”, shtoi Trump. Ai thotë se “politika e tyre ishte e tmerrshme”.

SHKARKO APP