Aksioni i Amerikës në Venezuelë, nis takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është mbledhur këtë të hënë dhe do të flitet për aksionin e Amerikës në Venezuelë.

Sipas mediave të huaja, në rendin e ditës për takimin e jashtëzakonshëm është listuar diskutimi i “kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Kjo mbledhje vjen pasi dy ditë më parë, ushtria amerikane, me urdhër të Presidentit Donald Trump, nisi një aksion në Venezuelë, i cili përfundoi me arrestimin e udhëheqësit të vendit, Nicolas Maduro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë zhvillim ka pasur reagime të shumta ndërkombëtare, ku shumë shtete kanë mbështetur aksionin e Trump dhe shumë shtete të tjera e kanë kundërshtuar atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?