Akti që tronditi vendin, infermierja italiane vret

Në nivel global, Covid-19 ka pasur më shumë se 470,000 infeksione dhe 21.287 vdekje. Kurse në Itali që virusi po merr jetë të frikshme çdo ditë. Një akt i një infermiere po trondit vendin. Një infermiere italiane vrau veten pasi doli pozitive me koronavirus nga frika se mos infektonte të tjerë persona. 34-vjeçarja Daniela Trezzi punontë në linjën e parë në një spital të Lombardisë, rajoni më i prekur në Itali nga Covid-19.

Federata e Infermierëve Italianë konfirmoi vdekjen e saj dhe sqaroi se ajo po kalonte “stres të madh” për shkak se mos infektonte të tjerët. Sipas kësaj federate, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe javën e kaluar me një infermier tjetër, kësaj radhe në Venecia.

“Secili prej nesh ka zgjedhur këtë profesion për të mirë dhe për të keq: ne jemi infermierë. Kushtet dhe stresi nën të cilin punojmë është tashmë në sytë e të gjithëve”, lexohet në një komunikatë të Federatës së Infermierëve Italianë. Nga ana tjetër, një total prej 67 priftërinjsh italianë të prekur nga koronavirusi i ri, kanë humbur jetën që kur pandemia mbërriti në vendin fqinj, muajin e kaluar.

SHKARKO APP