Aktivizohet vullkani në Indonezi

Vullkani Marapi në ishullin indonezian Sumatra ka filluar sërish të hedhë hi dhe tym.

Zyra e Vëzhgimit të Vullkanit Marapi (PGA) në një njoftim ka bërë të ditur se me shpërthimin e ndodhur në Vullkanin Marapi që gjendet në rajonin Tanah Datar në perëndim të ishullit, ka hedhur hi dhe tym në një lartësi prej rreth 4 mijë metra.

Ndërkohë që nga viti 2011 është shpallur alarm i nivelit të dytë dhe nuk lejohet hyrja e turistëve dhe banorëve të rajonit në një diametër prej 3 kilometra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ndërsa atje gjenden 130 vullkane aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?