Akuza e Trump: “Deep state” po vonon daljen e vaksinës pas zgjedhjeve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar ashpwr në lidhje me kërkimet për vaksinën kundër koronavirusit.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të ashtuquajturin “shteti brenda shtetit” në Administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve se po shtyjnë nxjerrjen e vaksinës deri pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.
“Deep state apo kushdo qoftë në FDA po ua vështirëson kompanive farmaceutike marrjen e vullnetarëve për të testuar vaksinat dhe trajtimet.
Mesa duket ata po shpresojnë të vonojë përgjigjet të paktën deri pas 3 nëntorit. Duhet të fokusohemi tek shpejtësia dhe të shpëtojmë jetë”, shkruan presidenti Trump në rrjetet sociale.