Akuza për korrupsion, ish-ministri rrezikon medaljen e artë
Në Austri, ditëve të fundit zhvillohen diskutime të nxehta në lidhje me një Ministër i cili u dënua për marrje ryshfeti.
Ekziston mundësia që ish ministrit të brendshëm të Austrisë Ernest Strasser, i cili këtë vit u dënua me tre vjet heqje lirie për shkak të marrjes së ryshfeteve, ti hiqet edhe medalja e arit. Politikanit austriak në vitin 2003 iu dha një medalje ari si shenjë merite për Austrinë.
Megjithatë, autoritetet në vend thonë se Strasser mund ta mbajë medaljen. Nga ana tjetër, Partia e Lirisë e Austrisë (FPO) paralajmëron se do ti kërkojnë parlamentit që politikanit në fjalë ti hiqet medalja. Parlamenti austriak është institucioni i cili mund të marrë një vendim përfundimtar për marrjen e medaljes një politikani.