Akuza të rënda ndaj gjashtë oficerëve të imigracionit, përfshirë një shqiptar

Prokuroria britanike (Crown Prosecution Service) ka njoftuar se gjashtë oficerë të shërbimit të emigracionit janë akuzuar për disa vepra penale, përfshirë komplot për të vjedhur, sjellje të pahijshme në detyrë publike dhe pastrim parash, pas pretendimeve se kanë vjedhur sende me vlerë nga emigrantët.

Mes të akuzuarve është edhe Besmir Matera, 36 vjeç, i cili dyshohet për komplot për të vjedhur në kundërshtim me nenin 1 të Aktit Penal 1977, sjellje të pahijshme në detyrë publike sipas të drejtës zakonore, fshehje dhe pastrim të pasurisë kriminale në kundërshtim me nenin 327 të Aktit për të Ardhurat nga Krimi 2002, si dhe marrje leje për të hyrë ose qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar përmes mashtrimit, sipas nenit 24A të Aktit të Imigracionit 1971. Ai po ashtu përballet me tre akuza për posedim të dokumenteve të identitetit me qëllim të pahijshëm, sipas Aktit për Dokumentet e Identitetit 2010.

Të tjerët e akuzuar janë Lee-Ann Evanson, 42 vjeçe, John Bernthal, 53 vjeç, Ben Edwardes, 45 vjeç, Jack Mitchell, 33 vjeç, dhe David Grundy, 43 vjeç. Hetimi përfshiu periudhën nga gushti 2021 deri në nëntor 2022 dhe u zhvillua nga Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Penale kundër Korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Malcolm McHaffie, Drejtues i Divizionit të Krimeve të Veçanta të CPS, deklaroi se Prokuroria ka konstatuar prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave dhe se ndjekja penale është në interes të publikut. Ai theksoi se hetimi u realizua në bashkëpunim të ngushtë me strukturat përkatëse të Ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjashtë të pandehurit do të paraqiten përpara Gjykatës së Magjistraturës Westminster më 29 janar 2026, ku pritet të fillojë shqyrtimi i çështjes. Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të siguruar zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësinë ligjore për çdo vepër të kryer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?