Akuza të rënda ndaj Greqisë, azilërkuesit jetojnë me frikën e burgosjes pa vendim gjykate

Azilkërkuesit në Greqi jetojnë me frikën e burgosjes pa vendim gjykate, dhunës arbitrare të policisë greke e dëbimeve ilegale. Ekspertët kërkojnë një sistem të pavarur kontrolli

Pas një gjysmë viti mbylljeje, kafenetë në qendër të Selanikut janë plot njerëz. 26 vjeçarja britanike, Hope Barker është e gëzuar të shohë kaq jetë në rrugët e Greqisë. Ajo jeton nga viti 2018 në Selanik dhe punon për organizatën “people on the move”. Fjala është për mbështetjen e migrantëve që jetojnë legalisht ose ilegalisht në Greqi. Hope rrëfen, se që nga shpërthimi i pandemisë, gjendja e refugjatëve është keqësuar dukshëm. “Ka dënime për të pastrehët, që qëndruan jashtë gjatë lokdaunit.” Sipas Hope Barker azilkërkuesit janë mbajtur në kampe apo janë burgosur në mënyra të tjera, pavarësisht nëse kishin dokumente apo jo.

Hope Barker është pjesë e organizatës që monitoron dhunën në kufij, “Border Violence Monitorinig Netëork, BVMN, një organizatë e pavarur që regjistron gjendjen e migrantëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin. Në një kohë që vëmendja e opinionit botërore është përqëndruar në ishujt si Lesbos dhe kampin e ri Mavrovouni, që në media njihet si “Kara Tepe”, policia greke vepron në veri të vendit jashtë vëmendjes së mediave. Ndërkohë migrantët raportojnë për rrëmbime nga policë në mes të rrugës apo nga kampi i afërm Diavata. Jo vetëm kaq. Organizata për të drejtat e njeriut, si BVMN ngrenë akuza të rënda kundër autoriteteve greke të sigurisë. Në gjashtë burgjet e dëbimit brenda Greqisë, ish-të burgosurit raportojnë për dhunë strukturore dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.

Arrestime arbitrare

Shumë migrante dhe migrantë jetojnë në Greqi në rrugë. Në zonat e prostitucionit pranë stacionit të Selanikut ata fshihen natën në shtëpi të braktisura apo trena të dalë nga përdorimi, gjithmonë me frikën e policisë. Frika kryesore: dëbimi ilegal në Turqi, që do të thotë që autoritetet greke i çojnë ata në kufirin e lumit Evros, merren nga kontrabandistë të huaj, që me gjasë bashkëpunojnë me autoritetet greke, dhe dërgohen pastaj në bregun turk. “Unë kam dokumenta. Por na duhet të fshihemi, sepse ndryshe policia na kap.” thotë Reza, një 23 vjeçar nga Afganistani. Në orët e mbrëmjes ai kërkon një vend për të fjetur bashkë me të njohur të tij. “Kam katër muaj që jetoj këtu dhe kërkoj punë, po nuk gjej asgjë.”

Edhe migrantëve, të cilëve iu është njohur azili nuk gjejnë dot punë apo strehim në Greqi. Veç dëbimeve ata kanë frikë edhe nga dërgimi në ndonjë nga burgjet e dëbimit. Një ish-i burgosur i burgut të dëbimit, Paranesti në veriun grek, rrëfen për organizatën, BVMN, se “të burgosurit kanë shumë pak për të ngrënë, atyre nuk u jepet veshje dhe goditen apo ofendohen rregullisht.” Nëse ata ankohen për rojet për këtë gjendje, atëherë vijnë policë të maskuar dhe i rrahin keq. Ai vetë thotë, se është rrahur disa herë.

Hope Barker thotë, se ky nuk është një rast i vetëm. Metodat e autoriteteve greke të sigurisë janë brutale, si në kampe ashtu edhe në burgjet e dëbimit apo kthimet ilegale. Migrantët kanë raportuar për keqtrajtim me orë. “Njerëzve iu është rruar koka. Këto nuk janë thjesht dëbime, kjo është shumë e dhunshme.”

Avokati i Popullit pa mjete dhe kompetenca

Qeveria greke hesht për këto akuza ose i hedh poshtë ato. Avokati i Popullit, Andreas Potakis ka publikuar një raport, ku ai shprehet për disa raste. Ai kritikon mungesën e mjeteve për të kryer hetime më të gjera dhe të kompetencave. Potakis i ka bërë thirrje autoriteteve të policisë të hetojnë vetë këto akuza, por përgjigja që ka marrë është, se hetimet e brendshme kanë konfirmuar, se nuk ka pasur shkelje të ligjit nga policët grekë.

Dimitris Koros, avokat në Këshillin e Refugjatëve të Greqisë kritikon ashpërsimin e ligjit të azilit në Greqi. Policia, sipas këtij ligji, mund të arrestojë edhe azilkërkues me dokumente të vlefshme për shkeljet më të vogla ligjore dhe t’i dërgojë në burgjet e dëbimit, edhe pa vendim gjykate. “Kjo është një botë paralele me sistemin e së drejtës penale”, thotë Koros për Deutsche Ëellen. Për të këto ligje janë ekstreme.

Europa si fortesë

Në Greqi po merr formë fortesa Europë. Burgjet e dëbimit brenda vendit, hotspotet e reja në ishuj: Të gjitha këto komplekse të sigurisë së lartë financohen me fonde europiane. Edhe në qendrën e mirëseardhjes dhe identifikimit, Diavata po ngrihet një mur tre metra i lartë, me porosi të Organizatës Botërore të Migracionit, IOM, organizatë e refugjatëve të OKB. Në dokument flitet vetëm për një “gardh”. Në një takim me shtypin të organizuar më 26 maj, Gianluca Rocco, drejtues i IOM për Athinën shprehet se qendrat e mirëseardhjes do të mbeten të hapura. Pyetjes së Deutsche Ëelles, nëse IOM e di, se gardhi, për të cilin flitet, në fakt është një mur betoni, Rocco i përgjigjet. “IMO administron një projekt, që financohet nga BE. Ky projekt mbështet autoritetet greke në administrimin e 31 kampeve në brendësi.” Këtu bëjnë pjesë edhe aktivitete të ndërtimit dhe mirëmbajtjes. “Ka pasur një kërkesë të qeverisë greke për të ngritur një gardh në Diavata dhe në tre vende të tjera.” IOM e ka vlerësuar këtë dhe e ka informuar Athinën për mundësitë.

Për të mënjanuar shkelje të tjera të ligjit, Hope Barker, aktivistja për refugjatët kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur të kontrollit nga organizatat që e njohin mirë situatën e migrantëve. “Ky duhe të financohet nga Komisioni Europian në mënyrë të pavarur. Përveç kësaj duhet të ketë kontrolle të paparalajmëruara në kufij.” Vizitat e paralajmëruara, si ajo e Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët, UNHCR nuk mjaftojnë për të siguruar, që policët grekë në vendin anëtar të BE, Greqi t’i përmbahen së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi. /DW/

SHKARKO APP