FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzohet nga katër gra për dhunë fizike, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut Eric Schneiderman dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje, pas një artikulli të botuar në revistën “New Yorker”, ku katër gra e akuzojnë atë për dhunë fizike.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm Schneiderman të jepte dorëheqjen, brenda disa orësh pas botimit të artikullit.

“Gjatë orëve të fundit, akuza të rënda, që unë i kundërshtoj me forcë, janë ngritur ndaj meje”, shprehet prokurori Schneiderman në një deklaratë. “Ndërsa akuzat nuk janë të lidhura me sjelljen time profesionale, ose me veprimet e zyrës, ato nuk do të më lejojnë të kryej funksionet e mia në këto kohë kritike. Për këtë arësye jap dorëheqjen, që hyn në fuqi më 8 maj, në përfundim të orarit zyrtar”, shprehet prokurori i përgjithsëm i Nju Jorkut në një deklaratë, raporton voa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?