Al-Kaeda është krijuar në Bosnjë?
Një preson nga Arabia Saudite, Aimen Dean, njëri nga themeluesit e Al-Kaidës, ka deklaruar gjatë një interviste për BBC se organizata terroriste, në njëfarë forme, është krijuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, sepse në këtë vend janë trajnuar udhëheqësit e Al-Kaidës. Dean, i cili pas luftës në Bosnjë ishte një spiun britanik, u rrit në Arabi Saudite, dhe si adoleshentë kishte shkuar për të luftuar në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Telegrafi.
“Myslimanët në Bosnjë kanë qenë në rrezik për jetën. Miku im Khalid Al-Hajj, i cili më vonë u bë udhëheqës i Al-Kaidës në Arabinë Saudite dhe unë, shkuam në Bosnjë për t’u bërë muxhahidin”, ka thënë ish-terroristi Eimen Din. “Mund të them se ishte një përvojë që më hapi sytë. Unë kam qenë një ‘axhami’ nga Arabia Saudite dhe papritmas u gjenda në Bosnjë me një kallashnikov në duar. Unë kisha ndjenjën se po merrja pjesë në shkrimin e historisë”, ka treguar Dean. “Në kampet e stërvitjeve kemi mësuar rreth taktikave të luftës. Isha bashkë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme, por të gjithë kanë qenë myslimanë. Dhe të gjithë ata ishin atje për të marrë pjesë në xhihad – për të mbrojtur popullin e Bosnjës”, ka shtuar ai. Pas kësaj, ai kishte qenë për katër vite spiun britanik dhe kishte grumbulluar informacione rreth udhëheqësve të Al-Kaidës. Ishte zbuluar tetë vite më parë, transmeton Telegrafi. “Në fund të luftës në Bosnjë, të mbijetuarit filluan të fitojnë ndjenja anti-perëndimore se bashkësia ndërkombëtare është një kundër myslimanëve dhe se po shtrembëron fitoren e tyre ushtarake në Bosnjë. Prandaj, ata konsideronin se Perëndimi është duke luftuar kundër Islamit si fe. Kjo çoi në radikalizëm të mëtejshëm – ata ishin të lehtë për tu transformuar: nga muxhahidinë në xhihadistë radikalë”, ka thënë Dean.