Al Kaeda: Franca është bërë armiku kryesor i islamit
Një nga krerët e Al Kaedës në gadishullin arabik (AQPA) deklaroi sot se Franca ka zëvendësuar SHBA-në duke dalë në krye të listës së vendeve armike ndaj islamit, në një regjistrim audio të publikuar sot.
“Me dobësimin e SHBA-së vitet e fundit, Franca ka zënë vendin e saj me luftën kundër islamit”, deklaroi shefi ideologjik i AQPA-së, Ibrahim al-Rubaish.
AQPA-ja, e konsideruar nga Uashingtoni si degëzimi më aktiv dhe i rrezikshëm i Al Kaedës, kishte marrë përsipër në mes të janarit sulmin në Paris kundër gazetës franceze “Charlie Hebdo” ku vdiqën 12 persona.
Gjatë këtij mesazhi, një tjetër përgjegjës i AQPA-së, Nasser al-Ansi, kishte pohuar se “grupi kishte vepruar nën urdhërat e shefit të Al Kaedës, al-Zawahiri, për t’u hakmarrë për profetin Muhamet, që ishte karikaturuar nga revista satirike franceze”.