Alarm në Berlin: “Na duhen në vendin e tyre” — Merz kërkon ndalimin e emigrimit të të rinjve ukrainas

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku ka kërkuar ndalimin e udhëtimit të të rinjve ukrainas drejt Gjermanisë, në kuadër të menaxhimit të fluksit të refugjatëve.

Sipas të dhënave të Eurostat, në shtator 2025, vendet e Bashkimit Evropian regjistruan 79,205 refugjatë ukrainas — numri më i lartë mujor që nga gushti i vitit 2023. Kjo rritje lidhet me vendimin e marrë në gusht për t’u lejuar burrave ukrainas të moshës 18 deri në 22 vjeç të kalojnë kufirin lirisht.

Gjermania është vendi pritës kryesor, me mbi 1.2 milion refugjatë ukrainas të strehuar, që përbëjnë 28.3% të totalit të refugjatëve ukrainas në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bisedën me presidentin Zelensky, Merz ka shprehur shqetësimin për fluksin e të rinjve ukrainas që po udhëtojnë drejt Gjermanisë, duke kërkuar ndërhyrje nga autoritetet ukrainase për të ndaluar këtë tendencë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa vjen në një moment kur debati mbi menaxhimin e refugjatëve dhe ruajtjen e kapaciteteve pritëse në vendet e BE-së është intensifikuar, veçanërisht në Gjermani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?