Alarm në Gjirin Persik, Irani nis sulme me raketa dhe dronë
Një situatë e tensionuar është regjistruar në orët e para të mëngjesit në disa vende të Gjirit Persik, pas sulmeve me raketa dhe dronë të nisura nga Irani drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Ngjarja ka shkaktuar alarm të lartë në rajon dhe ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit u vunë menjëherë në funksion për të zbuluar dhe neutralizuar raketat dhe dronët që dyshohet se ishin lëshuar nga Irani. Autoritetet deklaruan se masat mbrojtëse u aktivizuan për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar dëme të mundshme.
Në Doha, kryeqytetin e Katarit, banorët raportuan se dëgjuan shpërthime gjatë natës. Një gazetar i agjencisë “AFP” bëri të ditur se në qiell u panë raketa që po goditeshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa situata vijonte të monitorohej nga autoritetet lokale.
Përmes njoftimeve emergjente në telefonat celularë, qeveria e Katarit u kërkoi qytetarëve të qëndronin brenda ambienteve të banimit dhe të ndiqnin udhëzimet zyrtare deri në një njoftim të ri.
dhe në Bahrein u aktivizuan sirenat e alarmit, ndërsa Ministria e Brendshme u bëri thirrje banorëve të ruanin qetësinë dhe të qëndronin në zona të sigurta.
Sulmet kanë ndodhur në një periudhë të ndjeshme për Lindjen e Mesme, ku tensionet mes Iranit dhe vendeve aleate të Perëndimit janë rritur ndjeshëm. Autoritetet e vendeve të Gjirit kanë shtuar masat e sigurisë dhe po ndjekin me vëmendje zhvillimet, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po monitoron situatën për të shmangur një përshkallëzim më të gjerë.
KOHA JONË SONDAZH

