Alarm në Rumani, 22 persona humbin jetën si pasojë e gripit

Autoritetet shëndetësore në Rumani po përballen me një situatë të paprecedentë për shkak të rasteve me grip.

Vetëm në një javë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi për rreth 134 mijë raste të infeksionit respirator të lidhur me gripin, më shumë se 6% në krahasim me javën e kaluar. Deri më tani kanë humbur jetën 22 persona, mes tyre edhe një fëmijë 3-vjeçar.

Ministri i Shëndetësisë Alexandru Rafila tha se të gjithë viktimat ishin  persona që nuk kishin bërë vaksinën e gripit. Ndonëse situata është e pazakontë, nuk është aq serioze sa për të zbatuar masa të tilla si karantina.

Spitalet në të gjithë vendin janë udhëzuar të reduktojnë numrin e vizitave për të kufizuar përhapjen e gripit. Pavarësisht nga numri në rritje i infeksioneve, shkalla e vaksinimit në Rumani mbetet e ulët.

SHKARKO APP