FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shqipëria Madhështore” s’bëhet me kauza të vogla dhe njerëz të vegjël

Nga Kreshnik Spahiu

Ju kujtohet slogani Rilindja 2013 dhe foto e 12 socialistve nga të cilët prej tyre 10 janë në burg por që krahasoheshin me Rilindasit e 1912? Krahas socialistve ishin fotot e Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Ismail Qenalit etj….

Kauzat e mëdha, nuk realizohen me njerëz të vegjël, kjo është thelbi i rolit të një lidershipi. Kauzat nuk mund të jenë kopje të shëmtuara sloganesh të lëvizjeve të huaja. Përkthimi i qesharak i diskursit Trumpist: “Ta bëjmë Amerikën, sërish të Madhe” duke e përshtatur me koalicionin Berisha-Beleri fyen inteligjencën e gjithë kombit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump kërkon zgjerimin e Amerikës duke marr Kanadanë, Groenlandën, Kanalin e Panamasë, Gjirin e Meksikës etj etj. Berisha nuk do as bashkim me Kosovën, as me Preshevën, as me Çamërinë por do zvoglimin e Shqipërisë duke helenizuar Himarën dhe duke dhënë më shumë autonomi bashkive “minoritare”. Ndoshta për këto arsye Berisha s’ia vuri emrin koalicionit “Shqipëria e Madhe” por “Shqipëria Madhështore”. Të ndryshosh regjime apo sisteme politike duhen dy faktorë: Kauzat dhe njerzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të themi s’mund ta bësh Shqipërinë Madhështore nëse kauz zgjedh mbylljen e Tik-Tokut. Nëse dy muaj para zgjedhjeve vendos të bësh revolucion dhe si kauz zgjedh Tik-Tokun i bie ose je i paaftë ose keqpërdor njerzit e tu.

Po cilat janë kauzat e Sali Berishës në 4 vjet:

– Padi personale në Paris
– Padi personale në Londër
– Protesta zhbllokoni 18 kullat
– Protesta kundër ambasadores Yuri Kim
– Protesta tek dera SPAK
– Protesta “Lironi Ilir Metën.

“Shqipëria Madhështore” nuk bëhet as me kauza të vogla dhe as me njerëz të vegjël. Butaforia mediatike e Partisë Demokratike, provoi qartazi që ajo ka humbur misionin që u krijua. Ajo nuk përmbys dot as regjime politike dhe as nuk sjell dot rotacion politik. Berisha ka 35 vjet që luan me të njëjtin ekip. Aleanaca Madhështore është kopja e keqe e “Republikës Re” të Lulzim Bashës 2017.

Listat e deputetve ka 30 vjet që i bën Berisha. Fakti që Aleanca Madhështore dhe listat e mbyllura janë 100% emrat e Lulzim Bashës e zvoglon çdo ditë liderin e saj i cili përdor të njëjtën skem. Ai thjesht po përgatit listën humbëse të një partie me 45 deputet.

Kauzat personale dhe xhaketat e vjetra, thjesht i bëjnë të neveritshëm ata që abuzojnë me emrin e “Shqipërisë Madhështore” duke sjell disa ushtar në rreshtore. 12 Maji do jetë dita e parë e shkatrrimit të atyre që tre dekada e bën “Shqipërinë e vogël”. Ndoshta atë ditë të gjithë do rikthehemi mbi ngrehinat e kësaj rrangalle dhe të hedhim themelet e asaj që këta kanë frikë dhe emrin tja thonë, por që Ne do e bëjmë së shpejti ëndrrën realitet: “Shqipërinë e Madhe”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?