Alarm në Shtëpinë e Bardhë, një dron bie në oborr
Një dron ka rënë në Shtëpinë e Bardhë duke vënë në alarm stafin e presidentit Obama, i cili nuk ndodhej në kompleksin presidencial në atë moment. Sipas një zyrtari të inteligjencës, ende nuk dihet se nga është nisur dhe prej kujt është telekomanduar mjetit fluturues.
Ai tha se po kryhen hetime për të përcaktuar origjinën e pajisjes që është një minikopter lodër me katër helika që mund të blihet në treg. Ndërkohë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Joshj Earnest, tha se pati një paralajmërim të menjëhershëm dhe bllokim të Shtëpisë së Bardhë ndërkohë që pajisja u ekzaminua.
Zëdhënësi u tha gazetarëve që po udhëtonin me presidentin dhe zonjën e parë në Nju Delhi se pajisja nuk dukej të ishte ndonjë kërcënim për ndokënd në Shtëpinë e Bardhë. Nuk është ende e qartë në se dy vajzat e presidentit ishin në shtëpi në kohën e incidentit.
Në Uashington nuk lejohet askush të fluturojë helikopterë lodra për të ruajtur sigurinë e presidentit apo zyrtarëve të tjerë të lartë.