Alarm në Teksas, 85 foshnje infektohen me COVID-19
SHBA
Në Teksas është ngritur alarmi pasi vetëm javët e fundit janë regjistruar 85 foshnjë nën 12 muajshe me COVID-19.
Të gjitha rastet janë në zonën e kuqe të Qarkut Nueces. Në Teksas, si edhe në shumë qytete në SHBA numri i rasteve të reja është rritur, në vecanti në muajin korrik. Zyrtarët lokalë u bëjnë vazhdimish thirrje qytetarëve të vendosin maska dhe të zbatojnë masat e distancimit social.
“Aktualisht kemi 85 fëmijë nën moshën një vjeç në Qarkun Nueces, të gjithë të testuar pozitiv me COVID-19″, tha Annette Rodriguez, drejtoresha e shëndetit publik në Corpus Christi.
“Këta fëmijë nuk e kanë festuar ende ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje,” shtoi më tej ajo.
Apelin për vendosjen e maskave e ka dhënë dhe eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive doktor, Anthony Fauci
“Në çdo moment jemi në kontakt me njëri-tjetrin dhe për këtë është e rëndësishme të vendosim maskën kudo për të parandaluar përhapjes e kooronavisurit”- tha Fauci.
(BalkanWeb)