FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarmi në stafin e Trump. Mbyllet Shtëpia e Bardhë

Një alarm është dhënë mëngjesin e sotëm në Uashington, ku shërbimet e sigurisë kanë parë një njeri të dyshimtë në oborrin e ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë.

Agjentët e Shërbimit Sekret kanë ndaluar një njeri, i cili po bënte veprime të dyshimta, shkruajnë mediat amerikane.

Alarmi është dhënë në pjesën veriore të oborrit të Shtëpisë së Bardhë. Agjentët kanë ndaluar personin e dyshimtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bulevardi “Pensilvania’ dhe parku ‘Lafayette’ janë mbyllur për këmbësorët. Stafi dhe gazetarët e pranishëm u urdhëruar që të mos dilnin nga ambientet e brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Incidenti ka ndodhur në momentin kur presidenti Donald Trump ishte duke u nisur për turin e tij 12 ditor në Azi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?