Alarmi nga mediat turke: Do sulmohej Shën Sofia nga ”emiri turk” i ISIS-it

Mediet në Truqi, shkruajnë se një terrorist i lartë i Shtetit Islamik i arrestuar së fundi nga policia turke po planifikonte të kryente një sulm mbi Xhaminë e Madhe të Shën Sofias dhe të shënjestronte politikanë, krerë të organizatave joqeveritare dhe figura të tjera të njohura në Turqi.

Mahmut Özden, i njohur ndryshe si Abu Hamzi apo dhe si “emiri turk” i ISIS-it, u arrestua gjatë një operacioni anti-terrorist në provincën jugore të Adanës”. Mësohet se ai ka qenë në paraburgim që prej 20 gushtit. Madje thuhet se i riu të ketë bërë disa rrëfime gjatë marrjes në pyetje, por më e rëndësishmja ishte që hetuesit arritën të konfiskonin një sërë materialesh të rëndësishme dixhitale.

Policia deshifroi mesazhet e koduara të dërguara militantëve nga krerët e celulave terroriste në Siri dhe Irak, në të cilat përfshiheshin udhëzime që përmendnin rrëmbime turistësh, prokurorësh e deputetësh, një sulm mbi bazën ajrore të Incirlikut dhe plane të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?