Alarmohet Maqedonia e Veriut, 7 viktima dhe 89 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19
Bota E Hënë, 1 Qershor 2020 12:58
Kurba tashmë ka kapërcyer jashtë parashikimeve në Maqedoninë e Veriut. Me fillimin e qershorit, që ditën e parë Maqedonia e Veriut ka shënuar 7 viktima dhe 89 raste të reja nga COVID-19.
Teksa Maqedonia e Veriut është drejt rihapjes madje kërkon të mbajë edhe zgjedhje të parakohshme, shënohen këto shifra.
Më tej ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe është alarmuar duke paralajmëuar konferencë urgjente në orë 15:00.