Albano Carrisi futet në listën e zezë nga Ukraina

Sipas një lajmi të fundit që po qarkullon në median botërore thuhet se Ministri i Kulturës i Ukrainës e ka përfshirë artistin italian Albano Carrisi midis njerëzve të rrezikshëm për kombin.

Sipas Agjensisë ruse Interfax Ministria e Kulturës e Ukrainës ka përfshirë gjithashtu Albano Carrisi (Al Bano) në listën e individëve që konsiderohen  një kërcënim për sigurinë kombëtare, për shkak të pozitave të tij  pro-ruse. Lista e zezë përpilohet dhe përditësohet nga Ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, shërbimeve të sigurisë ukrainase dhe Këshillit Kombëtar të Televizionit dhe të Radios.

Dyshja e përbërë nga Albano Carrisi dhe Romina Power ishte shumë popullor në Evropë dhe në Bashkimin Sovjetik në vitet ’80 dhe ’90. Këngëtari kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Putinin, të cilin e takoi në Moskë në vitin 1986, kur presidenti rus ishte kreu i KGB-së.

 

SHKARKO APP