Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni tërhiqet nga koalicioni qeveritar

Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni kanë dorëzuar sot dorëheqjet e tyre nga postet qeveritare, duke i dhënë fund kështu koalicionit qeveritar.

Partia kishte dy ministra, tre zëvendës-ministra, një sekretar shtetëror dhe disa drejtorë të institucioneve qeveritare dhe publike dhe pasi kryeministri Zoran Zaev nuk deshi që postin e ministrit të Shëndetësisë t’ia lërë Aleancës pas zgjedhjeve lokale, megjithëse i ofroi si shkëmbim një post zëvendës-kryeministri për reforma në qeveri, partia shqiptare nuk pranoi për arësye parimore, ndërsa ofertën e quajti një nënçmin.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi në qeveri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, e cila bënte pjesë në Aleancën për Shqiptarët, vazhdon të mbetet ministër i Pushtetit vendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia e Ziadin Selës konsiderohej si tejet meritore për formimin e qeverisë së re dhe votat e saj në parlament ishin vendimtare për këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleanca për shqiptarët megjithatë ka lënë të kuptohet se do t’i mbështesë reformat e mirëfillta që do ta afronin vendin drejt Bashkimit Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?