Aleati i Putinit: Do marrim armë bërthamore ruse
Në një kohë që kriza mes Rusisë dhe Ukrainës është në pikun kulmore, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se vendi i tij mund të presë “super armë bërthamore” nëse ndihet i kërcënuar nga jashtë.
Lukashenko i cili pritet të vizitojë Moskën të premten i është vetëofruar edhe më herë presidentit rus, Putin që të “mirëpres” armët e tij bërthamore.
“Nëse është e nevojshme, nëse vendet rivale ndërmarrin hapa të pamenduara mirë, ne do të vendosim jo vetëm armë bërthamore, por super armë për të mbrojtur territorin. Nëse nuk ka asnjë kërcënim, këto armë nuk janë të nevojshme”.