Aleksis Cipras: “Gati të derdhim gjak”, për dinjitetin e Greqisë

Nuk mund të quhet surprizë më deklaratat e Kryeministrit të ri të Greqisë, sepse kishte paralajmëruar ndryshime rrënjësore në politikat e brendshme dhe të jashtme të Greqisë. Kryeministri i ri grek, Aleksis Cipras, deklaroi sot se qeveria e re është gati “të derdhë gjakun e saj për rikthimin e dinjitetit të grekëve”. Kjo deklaratë vjen në fjalimin e tij hapës të mbledhjes së parë të këshillit të ministrave të zhvilluar sot në Athinë. – “Mes prioriteteve tona është një rinegocim me partnerët tanë për të gjetur një zgjidhje të drejtë, të vazhdueshme dhe të dobishme për të gjithë, që nuk përfundon në një prishje katastrofike reciproke”, njoftoi kreu i ri grek, që fitoi zgjedhjet e fundit me partinë e së majtës radikale “Syriza”.

SHKARKO APP