Alfano: A keni parë gra me burka në plazhet italiane?
Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano ka komentuar së fundmi çështjen e ndalimit të burkas në plazhet franceze e mbi realitetin e këtij fenomeni në Itali.
“A keni parë në plazhet tona gra me burka?”, i ka pyetur ministri i Brendshëm italian gazetarët.
“Këtu nuk flitet për të shprehur një gjykim mbi atë çka fshihet pas. Nuk ka një dhunim ligji e as përhapje fenomeni. Kushtetuta e Republikës italiane parashikon lirinë e kultit e busulla jonë është “buonsenso” e pragmatizëm. Kam respekt të madh për francezët, por deri më sot Italia është një vend i sigurt dhe faktin se komuniteti kombëtar nuk ka sjellje që të bëjnë të mendosh për një krizë refuzimi ndaj myslimanëve.
“Duhet të jemi të rreptë, por jo provokues. Mbi sigrinë në vend po bëjmë hetime, kontrolle, arrestime, dëbime. Kemi dëbuar 109 persona deri më sot e 9 prej tyre janë imam. Kjo do të thotë te jesh i rreptë brenda perimetrit të ligjit. Gjërat e tjera jashtë ligjit e rendit publik, të bëra si një akt i qartë ideologjik mund të shkaktojnë efekt provokues. Kushtetuta italiane garanton lirinë e besmit fetar e liria ekziston para se të ekzistojnë shtetet”, ka përfunduar ministri i brendshëm italian.
KOHA JONË SONDAZH

