Algjeri, protesta anti qeveritare, më të mëdhaja që prej pranverës arabe
Algjeria është përfshirë nga protesta masive kundër planeve të presidentit Abdelaziz Bouteflika për t’u rizgjedhur. Protestat ishin kryesisht paqësore, por në kryeqytetin Algjer pranë pallatit presidencial pati përleshje midis policisë dhe protestuesve dhe një person humbi jetën.
Mijëra njerëz protestuan në mbarë Algjerinë për t’i bërë thirrje presidentit Abdelaziz Bouteflika të largohet nga posti. Këto janë demonstratat më të mëdha anti-qeveritare në vend që prej pranverës arabe që nisi tetë vjet më parë.
Protestat ishin kryesisht paqësore, por në kryeqytetin Algjer pranë pallatit presidencial pati përleshje midis policisë dhe protestuesve dhe një person humbi jetën.
Disa protestues dhe forca të rendit u plagosën gjatë përleshjeve në Algjer, tha televizioni shtetëror. Demonstratat masive janë një gjë e rrallë në Algjeri kundër planeve të Bouteflikas për t’u rizgjedhur në mandatin e pestë.
81-vjeçari pati probleme shëndetësore në vitin 2013 dhe që atëherë është parë rrallë në publik. Njoftimi për rikandidimin e tij shkaktoi pakënaqësi tek algjerianët që besojnë se ai nuk është më i aftë t’i udhëheqë.
KOHA JONË SONDAZH

