Ali Ahmeti: Pa Marrëveshjen e Ohrit do ishim copëtuar

Në Maqedoni u përkujtua sot 15-­vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund luftës mes shqiptarëve dhe qeverisë së atëhershme maqedonase.

Shumë pika të marrëveshjes, ende nuk janë zbatuar. Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, Ali Ahmeti është shprehur sot se ka qenë pikërisht kjo marrëveshje që nuk ka sjellë copëtimin e Maqedonisë. Në aktivitetin e organizuar në kujtim të marrëveshjes te Kodra e Diellit në Tetovë, lideri i BDI-­së tha se SHBA­ja dhe Bashkimi Evropian kanë parandaluar në Maqedoni, një Srebrenicë të dytë.

“Ajo ishte kohë e rëndë dhe Maqedonia mund të copëtohej. Ne u pozicionuam për dialog dhe ai nuk ishte i lehtë. Ai dialog ishte paqe ose nuk kishte më kthim pas. Marrëveshja e Ohrit ishte një kompromis mes të dyja palëve. MO ndërpreu jo vetëm luftën, por edhe tragjedinë”, është shprehur Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lideri i BDI-­së shtoi se “ende ka punë për të bërë për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?