Amazon hap qendrën e dytë të zhvillimit në Rumani me 1000 vende pune

Kompania më e madhe e tregtisë online në botë, Amazon, do të hapë një qëndër në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, në fillim të majit. Kështu njoftoi kjo kompani. Ajo do të jetë e dyta, pasi Amazon tashmë drejton një qëndër në Iasi, në veriperëndim të Rumanisë, me mbi 1000 punonjës.

Në Bukuresht ka zgjedhur Globalworth Campus për selinë e saj. Kompania do të tregojë më shumë për qëndrën e saj në Bukuresht më 9 maj, gjatë hapjes zyrtare dhe konferencës së shtypit.

Në Evropë, Amazon me bazë në SHBA, ka zyra në Mbretërinë e Bashkuar, në Irlandë, në Luksemburg, në Francë, në Gjermani, në Çeki, në Poloni dhe Rumani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndra e zhvillimit në Iasi u hap në 2015 dhe punon për zhvillimin e teknologjive të internetit për Amazon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?