Ambasada Amerikane: Bashkë në luftën kundër ekstremizmit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uroi Presidenten Jahjaga dhe Kuvendin e Kosovës për miratimin dhe dekretimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Sipas një komunikate të Ambasadës amerikane, ky ligj përbën një mjet të rëndësishëm në strategjinë më të gjerë të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Shtetet e Bashkuara e çmojnë partneritetin me Kosovën në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën për promovimin e bashkëpunimit të gjerë qeveritar dhe të një strategjie ndër-agjencish për ta luftuar atë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?