Ambasada që ndezi debatin, Netanyahu: Trump bëri histori

Redjon Shtylla

Ambasada që ndezi debatin, është inagurimi i ambasadës amerikane në Izrael, që nga Tel Avivi u zhvendos në Jeruzalem. Në këtë inagurim, mori pjesë vajza e Presidentit Amerikan, Ivanka Trump së bashku me bashkëshortin e saj.

Në Gaza, snajperët izraelitë qëlluan ndaj palestinezëve, duke shkaktuar vdekjen e 43 banorëve dhe plagosjen e qindra prej tyre. Për këtë situatë Turqia ka fajësuar SHBA-në, se vendimi për të lëvizur ambasadën shkaktoi “masakrën” e cila shënon numrin më të madh të vdekjeve që nga Lufta e Gazës në 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne dënojmë masakrën e kryer nga forcat izraelite, të inkurajuar nga ky hap, ndaj palestinezëve që marrin pjesë në demonstrata paqësore”,-thuhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Egjipti gjithashtu ka paralajmëruar “pasoja negative”, pasi Forca Mbrojtëse izraelite (IDF) hapi zjarr ndaj palestinezëve që protestonin në muret kufitare të Gazës. Retë e tymit të zi nga gomat e ndezura nga demonstruesit u ngritën në ajër, ndërsa forcat izraelite përdorën dron për të hedhur sasi të mëdha të gazit lotsjellës.

“Sot është dita e madhe kur ne do të kalojmë gardhin dhe do t’i tregojmë Izraelit dhe botës se nuk do të pranojmë të jemi përgjithmonë të zënë. Shumë njerëz mund të martirizohen sot, por bota do të dëgjojë mesazhin tonë”,- u shpreh një protestues.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vlerësoi presidentin amerikan për këtë vendim të cilin e quan “histori”. “Presidenti Trump, duke njohur historinë po bën histori. Sot u hap ambasada e vendit më të fuqishëm në tokë, e aleatit më të madh. Ne jemi në Jeruzalem dhe këtu kemi për të qëndruar”.

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, i zemëroi palestinezët, të cilët thanë se SHBA-ja nuk mund të shërbejnë më si një ndërmjetës i ndershëm në asnjë proces paqeje me Izraelin. Palestinezët duan Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti që ata duan të krijojnë në Bregun Perëndimor të okupuar deri në Rripin e Gazës.

Izraeli e konsideron të gjithë qytetin, duke përfshirë edhe sektorin lindor të kapur dhe të aneksuar në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, si “kapital i tij i përjetshëm dhe i pandashëm”, në një lëvizje që nuk ka fituar njohje ndërkombëtare.

Burimi: Daily Express/ Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?