Ambasadë e ”përgjakur”. Snajperët vrasin palestinezët
Vendimi për të hapur ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem, ka çuar në skena dhune, viktima dhe mbi 500 të plagosur në Rripin e Gazës. Mijëra palestinezë kanë dalë të protestojnë kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem.
Të paktën 18 palestinezë kanë humbur jetën gjatë protestës së dhunshme paraditen e sotme në Izrael. SHBA-ja hapi sot ambasadën e re të saj në Jeruzalem, një lëvizje kjo tejet e pëlqyer nga Izraeli, por e dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive.
Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesë në ceremoninë e të hënës, përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.
Pjesa më e madhe e diplomatëve evropianë, nuk do të jenë të pranishëm. Vendimi i Trump për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi ka zemëruar palestinezët që pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez.
Izraeli, mori kontrollin e Jerusalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e konsideron atë si kryeqyteti i përjetshëm, i pandashëm.
KOHA JONË SONDAZH

