Ambasadori amerikan në Beograd: ”Open Balkan”, faktor kyç për Serbinë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey i cili është në përfundim të misionit diplomatik, është shprehur se ”Open Balkan” është faktor kyç për Serbinë.

”Ne mbështesim integrimin ekonomik rajonal, siç është Ballkani i Hapur, dhe do të jetë një kohë emocionuese përpara”.

Ky proces sipas kryediplomatit amerikan në Beograd është vendimtar për të ardhmen europiane të Serbisë dhe të gjithë rajonit.

“Ne mbështesim planin për një ‘Ballkan të Hapur’ gjithëpërfshirës për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”.

SHKARKO APP