Amerika Latine raporton rritje të viktima dhe rasteve nga Covid 19
Autoritetet shëndetësore në disa vende të Amerikës Latine të dielën raportuan shumë viktima dhe raste me koronavirus COVID-19.
Brazili
Gjatë 24 orëve të fundit në Brazil së paku 290 pacientë tjerë kanë humbur jetën, duke e rritur numrin e viktimave në vendin e tretë më të goditur në botë me 150.488.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 12.345 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 5.94 milionë.
Më shumë se 4.47 milionë pacientë janë shëruar në Brazil, i cili ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Amerikën Latine.
Argjentina
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Argjentinë arriti në 894.296 me 10.324 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
287 viktima tjera ngritën numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 23.868 ndërsa të paktën 721.380 njerëz janë shëruar nga COVID-19.
Vendi ka një nga karantinat më të gjata në botë, të cilën disa argjentinas e kanë quajtur “karaternale” – karantina e përjetshme. Filloi në 20 mars, por që nga ajo kohë qeveria është detyruar të lirojë kufizimet për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë.
Meksika
Sipas shifrave të fundit të raportuara nga autoritetet shëndetësore, Meksika ka mbi 817.500 raste dhe 83.781 vdekje nga virusi.
Gjithsej 594.180 njerëz janë shëruar deri më tani.
Peruja
Peruja ka regjistruar më shumë se 849.300 raste dhe 33.300 vdekje. Numri i pacientëve të shëruar arriti në 743.969 në këtë vend.
Sipas Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA më shumë se 37.48 milionë njerëz kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19 në nivel global ndërsa mbi 1.07 milionë kanë vdekur.
SHBA, India dhe Brazili përbëjnë mbi gjysmën e rasteve të raportuara në të gjithë botën.
Gati 26.08 milionë njerëz janë shëruar.